Qeveria britanike merr në dorë klubin e Chelseat

Futboll

Qeveria britanike merr në dorë klubin e Chelseat

Më: 11 mars 2022 Në ora: 11:23
Qeveria britanike merr në dorë klubin e Chelseat

Kushdo që është i interesuar të blejë Chelsea mund t’i drejtohet qeverisë së Anglisë dhe të bëjë një propozim. Kjo u bë e ditur nga qeveria pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të bluve, Roman Abramoviç.

“Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohet,” tha ministri i Teknologjisë në Angli, Kris Filip.

“Megjithatë, nëse shfaqet një i interesuar, ai blerës ose klub futbolli të shkojë në qeveri dhe të kërkojë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.

Qeveria ngriu asetet e Abramoviç, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Chelsean, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund.

Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një dokument thelbësor që përcakton Abramoviç të lidhur me një person që është i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramoviç ka pasur marrëdhënie të ngushta prej dekadash.

Kjo marrëdhënie interesi e lejoi atë të merrte përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat