Barcelona ka shfaqur interesim për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.
Sipas “Sport” Leao ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të Barcelonës, e cila ka marrëdhenie të mira me agjentin e tij, Jorge Mendes.
22-vjecari po kalon nëpër një formë të mirë te Milani sidomos këtë edicion, ku është titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e trajnerit, Stefano Piolit.
Portugezi ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 24 paraqitje me “Rossonerët”.