Klubi nga ‘Old Traffordi’ hyn në garë për Kamara-n

Futboll

Klubi nga ‘Old Traffordi’ hyn në garë për Kamara-n

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:25
Klubi nga ‘Old Traffordi’ hyn në garë për Kamara-n

Klubi i madh anglez, Manchester United është në mesin e disa klubeve që janë të interesuara për mesfushorin e Marseilles, Boubacar Kamara.

Sipas mediave angleze, klubi nga ‘Old Traffordi’ ka hyrë në garë për Kamara-n.

Kamara po tregon formë mjaft të mirë me skuadrën franceze, duke ndezur interesimin e disa klubeve të Premier League-s.

Newcastel, Crystal Palace dhe West Ham janë skuadrat që synojnë të transferojnë 22-vjeçarin.

Por, tashmë në këtë garë kanë hyrë edhe ‘Djajtë e Kuq’. Madje, thuhet se krerët e Unitedit shumë shpejtë do të nisin negociatat me Marseillen për transferimin e Kamara-s në ‘Old Trafford”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat