Krahu i djathtë i sulmit është një nga pozicionet që drejtuesit e Milanit duan të përforcojnë në merkaton e verës. Messiah ka dhënë shkëndija, ndërsa Saelemaekers ka probleme me golin.
Në skenë ka dalë emri i Domenico Berardit, lojtar që ka qenë afër Milanit edhe në të kaluarën.
Milan synon lojtarin e kombëtares italiane
27-vjeçari po shkëlqen prej vitesh me Sassuolon, që kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e kampionit të Europës.
Berardi numëron 12 gola dhe 14 asiste me Sassuolon këtë sezon, ndodhet në kulmin e tij dhe shpreson të arrihet marrëveshja për transferimin tek ekipi i Stefano Piolit.
Klube si Napoli dhe Fiorentina janë të interesuara për sulmuesin e djathtë, ndërsa drejtuesit e Milanit po përgatisin një ofertë për të bindur homologët e Sassuolos.