Milani dhe UEFA do të takohen sërish dhe tema do të jetë Fair Play Financiar.
Klubi kuqezi, i përfaqësuar nga CEO, Ivan Gazidhis dhe përfaqësuesi i fondit “Elliott”, Xhorxho Furlani, do të takohen me përfaqësuesit e organit financiar kontrollues në Nion të Zvicrës në orët e ardhshme.
Pas kësaj seance, UEFA do të marrë një vendim për Milanin dhe shpresa e drejtuesve kuqezi është që të shmangin sanksionet.
Menaxhimi i sezoneve të fundit, sipas asaj që filtron Nion është vlerësuar shumë dhe klubi kuqezi po i afrohet qëndrueshmërisë totale dhe balancës mes shpenzimeve dhe të ardhurave të kërkuara nga vetë UEFA pas dënimit të vitit 2019 me përjashtim nga kupat e Europës për parregullsi në periudhën 3-vjeçare, 2014-2017.
Humbja financiare e Milanit po zvogëlohet vazhdimisht, edhe pse bilanci i buxhetit duket se nuk është arritur.