Ekipi i njohur holandez, Feyenoord dje zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales në Conference League ndaj Partizanit të Beogradit.
Në Beograd, holandezët triumfuan 2:5, duke patur kështu një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit.
Tifozët mysafirë bënë atmosferë impozante në stadium, madje duke shpalosur edhe një baner për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
“Rrugës për Tiranë”, thuhej në atë baner.
Kjo, pasi që në Tiranë në “Air Albania Stadium” do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.