PSG pësoi një humbje tronditëse 3:1 në Champions ndaj Real Madridit ka shkaktuar një kaos të vërtetë tek parisienët. Një ndër shkaktarët e kësaj humbjeje ishte Xhianlugji Donaruma.
Portieri italian bëri një gafë të pabesueshme tek një prej golave të Benzemasë dhe u bë shënjestër e komenteve negative. Megjithatë lojtari ka reaguar më në fund të faqen e tij zyrtare në Instagram.
“Eliminimi nga Champions-i ishte një goditje e rëndë.
Dy ditët e fundit kanë qenë të vështira, por pikërisht në këto momente ti bëhesh më i fortë. Tani duhet të fokusohem tek e tashmja, të fitoj kampionatin dh të jap më të mirën për këtë bluzë siç kam bërë gjithmonë. Le t’ia nisim përsëri sëbashku. Forca Paris”, shkruhej në postim.