Drejtuesit e Katarit duan të shohin rinovimin e kontratës së Kilian Mbape me çdo kusht, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve. PSZH arriti ta mbajë francezin verën e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të Real Madridit, ndërkohë tani duan ta bindin futbollistin për rinovimin e kontratës.
23-vjeçari është një nga të paktët që i ka shpëtuar kritikave këtë sezon me skuadrën e Parisien-it dhe ishte golashënuesi i vetëm në dy ndeshjet kundër Real Madridit.
Real Madrid kishte planifikuar të transferoj Mbapen, pas ndeshjes së dytë.
Mirëpo pas ndeshjes, sulmuesi francez pohoi angazhimin ndaj PSZH-së të paktën deri në fund të sezonit, duke e mbyllur mesazhin në rrjetet sociale me “Ky është Parisi”.
Ndërkohë sipas gazetarit Romain Molina, pronarët e klubit parisien ‘duan të heqin qafe’ Nejmarin, gjë që është shumë më e keqe, sesa thjesht të duan të shesin. Largimi i Nejmar në të njëjtën kohë me siguri do të rezultonte në një rinovim të madh të ekipit, veçanërisht me trajnerin Poketinjo që pritet të largohet.
30-vjeçari ende ka shënuar 91 gola në 135 paraqitje, një normë më e mirë se për Barcelonën, por nuk ka mundur ta kthejë PSG-në në kampionë të Evropës. Raportet e fundit mediale pohuan se gabimi i Xhianluixhi Donarumma, shkaktoi një debat mes portierit dhe Nejmarit, por braziliani mohoi këtë gjë.