Dieng: Mane është një lojtar i madh

Futboll

Dieng: Mane është një lojtar i madh

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:21
Dieng: Mane është një lojtar i madh

Sulmuesi i Olympique Marseille, Bamba Dieng e ka zbuluar se bashkëkombësi i tij, Sadio Mane është një tifoz i madh i skuadrës franceze.

Dieng thotë se Mane është një lojtar i madh, dhe sipas tij, senegalezi e pëlqen Marseillen.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Sadio punon shumë në stërvitje dhe kjo duket në ndeshjet e tij”, tha Dieng.

“Edhe Marseille i pëlqen shumë atij. Ai më tha që i ka parë të gjitha ndeshjet e OM. Sapo mbërrijmë në kombëtare, ai flet për Marseillen”, theksoi Dieng.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat