Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe Domeniko Berardi është një ndër lojtarët që drejtuesit kuqezi e kanë çmuar gjithmonë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, klubi kuqezi, përveç një mbrojtësi dhe një mesfushori tani ndjek me interes dhe një sulmues krahu si kampioni i Europës me Italinë në EURO 2020, Domeniko Berardi.
Për 27-vjeçarin, Sasuolo i ka fiksuar dhe çmimin që varion nga 30-35 milionë euro.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e ekipit emilian në Serinë A, Berardi është aktivizuar në 25 ndeshje nga ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar dhe 10 asist.