Arian Ademi ka hequr qafesh lëndim muskulor dhe prej tre ditësh po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së Dinamos nga Zagrebi, shkruajnë mediat kroate.
Kjo do të thotë se kapiteni i Dinamos, është në kombinim për të luajtur në derbin e madh të kampionatit kroat.
Derbi i madh ndërmjet Hajdukut dhe Dinamos luhet nesër (18.00) në Split.
Ademi, nëse gjithçka shkon në rregull, do të jetë plotësisht gati për Maqedoninë e Veriut, për të luajtur kundër Italisë më 24 mars në Palermo në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të eliminatoreve për Kampionatin Botëror në Katar.