Federata Ukrainase e Futbollit (UAF) ka vendosur ta dënojë legjendën e këtij vendi, Antoliy Tymoshchuk.
Ish-mesfushori i njohur që kishte më së shumti paraqitje me Kombëtaren, sot është trajner në klubin rus Zenit St. Petersburg, me të cilin nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin.
Tymoshchuk, ndër të tjera, nuk e ka marrë asnjë pozicion pas sulmit ushtarak rus në Ukrainë.
Një sjellje kjo që është kritikuar ashpër nga opinioni publik në vendin e tij.
Dhe sot, Federata Ukrainase e ka dëgjuar kërkesën e Komitetit të Etikës duke i marrë disa vendime për trajnerin:
I merret licenca e trajnerit të nivelit Pro, e lëshuar nga qendra e licencave UAF;
Të udhëzohet administrata e UAF që të kërkojë nga autoritetet publike që t’ia heqin Tymoshchukut të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit;
T’i hiqen të gjithë titujt e fituar atij në kampionatin e Ukrainës, në Kupën e Ukrainës dhe në Superkupën e Ukrainës;
Të përjashtohet Tymoshchuk nga regjistri zyrtar i lojtarëve të Kombëtareve të UAF;
T’i ndalohet përgjithmonë Tymoshchukut të zhvillojë aktivitete të futbollit në territorin e Ukrainës.