Reagon Buffon

Futboll

Reagon Buffon

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:50
Reagon Buffon

“Gigione nuk ka nevojë për avokatë të njëanshëm”. Një premisë e domosdoshme, ajo e Gianluigi Buffon, i cili doli në mbrojtje të Donnarumma në faqet e “Corriere dello Sport”.

44-vjeçari reagoi pas kritikave që adashi i tij ka marrë gjatë orëve të fundit, si rezultat i gabimit ndaj Real Madridit, prej nga erdhi edhe goli i parë i Benzema, madje aty nisi edhe përmbysja e madhe e parizienëve:

“Gabimet si të tijat janë të dobishme, e them këtë sepse vërtet mendoj kështu. Unë jam i sigurt se nuk do të ketë pasoja negative, probleme. Ai ka treguar tashmë se ka forcën e nevojshme për të mundur të kapërcejë momente po aq delikate”.

Ish-lojtari i Juventusit është i bindur se “Gigio do të jetë ende në gjendje të japë kaq shumë. A bëri një m*t? Dakord, por kjo nuk ia ul vlerën lojtarit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat