Mesfushori Bruno Guimaraes ka pranuar se foli me Arsenalin përpara se të largohej nga Lyon në janar, por vendosi të shkonte te Newcastle United shkaku i projektit sportiv.
Braziliani u bë nënshkrimi i tretë i janarit i Newcastle, pasi përfundoi një lëvizje prej 35 milionë funte nga skuadra e Ligue 1.
Guimaraes, i cili vendosi një kontratë katërvjeçare e gjysmë në “St James’ Park”, kishte shijuar një 18 muajt e fundit mbresëlënës në Lyon.
Paraqitjet në Francë tërhoqën vëmendjen e disa klubeve, me Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin të gjithë të lidhur me lëvizjet, por zgjodhi të nënshkruajë për Newcastlen e blerë së fundmi.
“Magpies” janë një nga klubet më të pasura në botë pas blerjes të mbështetur nga Arabia Saudite në tetor dhe janë larguar nga zona e rënies në Premier League në javët e fundit.
I pyetur për interesimin e Arsenalit, Guimaraes tha për “Sky Sports”: “Kam folur me disa klube të tjera, por oferta e vetme konkrete erdhi nga Newcastle dhe unë me të vërtetë doja të vija këtu”.
“Gjithmonë kam dashur të luaj në Premierligë dhe mbi të ishte fillimi i një projekti të ri sportiv për klubin”.
Ndërkohë, Newcastle nuk di për humbje në nëntë takimet e fundit.