Tuchel: Nuk e di a do të kemi fanella për të dielën

Futboll

Tuchel: Nuk e di a do të kemi fanella për të dielën

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:09
Tuchel: Nuk e di a do të kemi fanella për të dielën

Thomas Tuchel ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me sanskionet që i janë vendosur klubit për shkak të Roman Abramovich, me londinezët që nuk do të kenë mundësi të bëjnë lëvizje në merkato, duke filluar nga rinovimet e lojtarëve që e kanë kontratën në skadencë, si Azpilicueta, Rudiger dhe Christensen:

“Nuk jam i sigurt nëse jam njeriu i duhur për të folur në lidhje me këtë, nuk kam informacione dhe po zhvillohen biseda me qeverinë për të gjetur një mënyrë si mund të merret licenca për shitjen e klubit. Kjo situatë ka të bëjë më gjithë klubin: edhe femrat e Academy”, ka thënë trajneri gjerman.

Sponsorët kanë braktisur skuadrën, mes të cilëve është edhe ai kryesor, kompania telefonike 3. Për këtë arsye, skuadra do të ketë një fanellë “të pastër” të dielën kundër Newcastle.

Në lidhje me mundësinë për ta shfrytëzuar hapësirën boshe duke vënë aty një mesazh paqeje, trajneri ka thënë:

“Mund ta mbajmë gjithmonë një mesazh paqeje, nuk do të ishte e gabuar. Megjithatë, shqetësimi sot është të gjejmë mjaftueshëm fanella për të luajtur, për shkak të sanksioneve.

Gjithsesi, derisa të kemi forca dhe derisa autobusi të jetë i mbushur me karburant, do të shkojmë përpara dhe do të luftojmë. Kur vjen një stuhi e madhe gati të na fshijë, qëndrojmë të bashkuar, qëndrojmë të fortë dhe vazhdojmë përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat