Allegri tregon objektivat e Juventusit për këtë sezon

Futboll

Allegri tregon objektivat e Juventusit për këtë sezon

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:07
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka paralajmëruar skuadrën e tij që një moment mund të ndryshoj çdo gjë, ku kanë hyrë drejt një faze vendimtare të këtij sezoni.

Skuadra e Allegrit e filloi këtë sezon me paraqitje të dobëta, por tani i është rikthyer formës së mirë, ku vazhdon të jetë pa humbje në 14 ndeshjet e fundit në Serie A, dhe është njëra nga pesë skuadrat e vetme pa humbje në vitin 2022 në Top 5 ligat evropiane.

Juventusi zë vendin e katërt në Serie A me gjashtë pikë më shumë se vendi i pestë, dhe vetëm shtatë pikë larg liderit të tabelës Milanit, dhe po ashtu janë ende në Ligën e Kampionëve, ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Villarrealit.

“Ne kemi arritur në një fazë vendimtare këtë sezon. Me vetëm edhe dy muaj lojë, kështu qëndrojnë gjërat. Kemi ndeshjet me kombëtare pas një jave, por gjithashtu kemi edhe një javë të vështirë para nesh”, tha Allegri.

“Objektivi ynë i parë është të mposhtim Sampdorian, kurse i dyti është kualifikohemi për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Objektivi ynë është të përfundojmë në Top 4. Nuk ka rëndësi nëse i dyti, i treti apo i katërti. Ajo që është me rëndësi është që ne të vazhdojmë paraqitjet tona pozitive dhe të mbajmë pozitën e katërt”, shtoi më tej trajneri i Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat