Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka gjetur këtë të premte rrugën drejt rrjetës, pasi nuk kishte arritur të shënonte që prej muajit gusht të vitit të kaluar.
Skuadra e Grezdës, Shibenik është duke u ndeshur me ekipin e Lokomotiva Zagrebit, në takimin e vlefshëm për raundin e 27-të të Ligës së Parë të Futbollit në Kroaci ose siç njihet ndryshe 1. HNL.
Ndërsa ekipi i shqiptarit mban avantazhin 1-0, në një kohë kur nuk është mbyllur ende pjesa e parë e këtij takimi, ishte Grezda ai që realizoi golin e vetëm. Ai ka mundur të godasë rrjetën e Nevistic në minutën e 14’, pas një asisti nga Antonio Marin.
Aktualisht skuadra e Sibenik renditet e teta në kampionatin kroat me 29 pikë, teksa kundërshtari I kësaj sfide, Lokomativa Zagreb qëndron në vend të pestë me 33 pikë të grumbulluara, gjithmonë këto pikë nëse ndeshja që është duke u luajtur do të mbyllet me fitoren e vendasve.