Ferizaj po tregon lojëra të mira në Superligën e Kosovës në hendboll.
Vashat ferizajase pretendojnë trofe.
Optimiste është shprehur dhe hendbollistja më përvojë e KHF Ferizaj, Albulena Basha.
“Kemi ekip të mirë, me përforcime nga jashtë, besojnë se do të arrijmë objektivat.
Ferizaj ka synimet e qarta, lufton për titull dhe Kupën e Kosovës. Shpresoj se në fund do të arrijmë të dy trofetë, t’i gëzojmë dashamirët e qytetit të hendbollit.
Po e japin maksimumin, do të luftojnë në secilën ndeshje, për të arritur fitore. Klubi po shoqërohet me një organizim dhe harmoni shembullore”, thotë Basha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizaj renditet në pozitën e katërt me 22 pikë pas 15 jave të zhvilluara deri me tash.