Rangnik habit

Futboll

Rangnik habit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 19:37
Rangnik habit

Situata që po kalon klubi anglez i Çelsit duket se nuk ka prekur vetëm te kampi i kampionëve të Europës, por edhe te skuadrat e tjera.

Tekniku i Mançester Junajtid, Ralf Rangnik, ka habitur me deklaratën e tij, i cili i ka dal në mbrojtje oligarkut rus, Roman Abramoviç dhe gjithashtu duke sulmuar klubet e tjera në Angli.

“Askush nga ne nuk mund ta parashikojë çfarë do të ndodhi tani ose tre-katër javë më vonë.

Mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm për të fajësuar dikë. Vetëm Çelsi është përfshirë, sepse pronar është Roman Abramoviç, por edhe Arsenali dhe Evertoni kanë disa aksione në pronësi të oligarkëve rusë. Pse nuk i dënoni dhe ata?”, ishin fjalët e gjermanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat