Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda, reprezentues i Shqipërisë, përkundët se ka shënuar për Shibenikun, goli tij nuk mjaftoi, Shibeniku si vendas pësoi debakël me rezultat 4:1 nga Lokomotiva e Zagrebit.
Grezda realizoi në minutën e 14-të për 1:0, por gjithçka u përmbys në pjesën e dytë.
Futbollisti nga Shqipëria, Indrit Tuci, luajti me sukses për Lokomotivën duke shënuar golin e katërt.
Futbollistët Kacavenda (65' e 76'), Soldo (67'), Tuci (86'), shënuan për Shibenikun.
Suad Sahiti e Grezda u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të.
Jon Mersinaj u paraqit titullar për Lokomotivën e Tuci nga minuta e 57-të.
Shibeniku mbetet me një lojtar me pak, kur Periç u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 71-të.
Pas javës së 27-të të kampionatit kroat, Lokomotiva renditet në vend të pestë me 36 pikë e Shibeniku është i teti me 26.