Përballja mes futbollistëve shqiptarë në Gjermani, përfundoi baras (1:1).
Klaus Gjasula me ekipin e Darmstadt-it, barazuan 1;1 me Sandhausenin e Bashkim Ajdinit.
Për Darmstadtin shënoi Seydel (17') e për Sandhausenin Kutucu (84').
Ajdini u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të e Gjasula në atë të 61-tën.
Pas javës së 26-të në Bundesliga II, Darmstadt kryeson me 48 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Werderi që gjendet në pozitën e dytë me 48. Sandhausen është i 15-ti me 30 sosh.