UEFA zbulon më të mirin e Europa League

Futboll

UEFA zbulon më të mirin e Europa League

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:59
UEFA zbulon më të mirin e Europa League

Luis Muriel është zgjedhur “Lojtari i Javës” i UEFA në Europa League.

Sulmuesi kolumbian ishte protagonist i ndeshjes së Atalantës ndaj Bayer Leverkusenit, ndeshje të cilën spanjollët e fituan me rezultatin 3-2, me dy golat dhe një asist të realizuar nga Muriel.

Të parët në avantazh kaluan gjermanët, të cilët realizuan në minutën e 11’ falë Aranguiz.

Ndërsa më pas në minutën e 23’ me një asist ndaj Malinovskyt dhe në të 25-ën dhe të 49-ën kolumbiani do të trefishonte rezultatin e italianëve, si dhe në të njëjtën kohë do të bëhej lojtari më në formë i kësaj jave në Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat