Miliarderi Jamie Reuben thuhet se po konsideron një ofertë për blerjen e klubit të Chelseas, pavarësisht se familja e tij zotëron 10% të aksioneve te klubi i Newcastle Untedit.
“Blutë” janë në shitje pasi pronari aktual, Roman Abramovich, u detyrua ta vë në shitje pas sanksioneve që Qeveria e Britanisë së Madhe mori ndaj tij.
Edhe pse procesi i shitjes së klubit nga Londra tani është komplikuar pasi që Qeveria britanike po kërkon ta marrë kontrollin e këtij procesi, interesimi për ta blerë këtë klub nuk po mungon.
Sipas “Bloomberg”, 34-vjeçari Jamie Reuben dëshiron të bëjë një ofertë për blerjen e klubit londinez.
David dhe vëllai i tij Simon, të cilët zotërojnë “Reuben Brothers” dhe kanë pasuri rreth 5.3 miliardë funteve secili, blenë së fundi 10% të aksioneve në Newcastle United. Jamie është i biri i Davidit, bashkëpronarit te klubi nga “St. James Park”. Për më tepër, Jamie u emërua si drejtor i klubit.
Dhe, kjo mund të çojë në komplikime rreth çdo përpjekjeje për të blerë Chelsean, pasi që sipas sipas raportimeve, drejtori i Newcastle, Jamie Reuben, mund ta blejë Chelsean nëse babai dhe xhaxhai i tij shesin 10% të aksioneve te klubi i Newcastle United.