Atletico Madridi me shumë vështirësi arkëtoi tre pikë të rëndësishme në përballje me Cadiz-in, duke shënuar fitore me rezultat 2:1.
Tre gola dhe një karton i kuq. Në minutën e 88-të, zëvendësuesi Serrano i Atleticos, u përjashtua direkt me karton të kuq.
Për Atleticon shënuan futbollistët Joao Felix (3'), De Pau (68') dhe për Cadiz-in Negredo (45').
Atletico zë vendon e tretë me 51 pikë e Cadiz është i 18-ti me 24.
Duhet theksuar se Atletico ka dy ndeshje e dy pikë më shumë se Barcelona në pozitën e katërt pas 28 jave në kampionatin spanjoll.