PSG u eliminua nga Real Madrid në Champions League dhe zhgënjimi është i madh në kampin francez.
Pas ndeshjes presidenti Nasser Al-Khelaifi u tërbua me arbitrin e ndeshjes, kurse Neymar u përplas me portierin Donnarumma.
Tashmë një tjetër zhvillim ka ndodhur te PSG. Sipas mediave në Spanjë, Leo Messi me eliminimin nga Champions League ka kërkuar largimin në verë.
Argjentinasi është lakuar shumë për një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Inter Miami.