Qeveria jep dritën jeshile për shitjen e Chelsea

Futboll

Qeveria jep dritën jeshile për shitjen e Chelsea

Më: 12 mars 2022 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar hap bisedimet me Roman Abramovich, për shitjen e Chelsea

Sipas raportimeve, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka filluar diskutimet me këshilltarët e pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, për shitjen e Chelsea.

Në raportet fillestare thuhej se Abramovich nuk mund ta shiste klubin për shkak të sanksionimit nga qeveria, por Chelsea mund të shitet ende nëse rusi është i gatshëm të lejojë qeverinë të marrë përsipër procesin e shitjes.

Sipas ‘The Athletic’ qeveria ka mbajtur diskutim me Raine, bankën amerikane që merrej me shitjen e Chelsea dhe se procesi do të rifillojë ashtu siç ishte përpara.

Qeveria duan ta mbikëqyrin procesin dhe Abramovich do duhet t`i dëshmojë atyre se ai nuk do të përfitojë personalisht nga shitja e Chelsea.

Shitja e ekipit nga Premier Liga mund të ndodhë brenda katër deri në gjashtë javëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat