Manchester City raportohet se është afër marrëveshjes me sulmuesin e Atletico Mineiro, Savio.
Trajneri i ‘Qytetarëve’ Pep Guardiola prej kohësh është duke e vëzhguar sulmuesin e Atletico Miniero.
Sipas ekspertit te transferimeve Fabrizio Romano raporton se City në parim ka arritur marrëveshje me talentin Savio.
Savio është duke u monitoruar edhe nga Arsenali dhe Leipzing, por siç raportohet, lojtari ka zgjedhur Cityn.
17-vjeçari, i cili ka 23 paraqitje për ekipin e parë për Atletico Mineiro, pritet t’i bashkohet skuadrës angleze kur të nis afati kalimtar i verës.