Erling Haaland do të largohet nga Dortmund këtë verë.
Mediat shkruajnë se futbollisti i shumëkëruar do të firmosë një kontratë me anglezët e Manchester City-t.
Burime në Gjermani i kanë thënë për Sportsmail se tani presin që 21-vjeçari të zgjedhë një kalim në Etihad Stadium. Ata thonë se kushtet personale janë diskutuar dhe kontrata e transferimit është gati për t'u nënshkruar nga drejtuesit e Cityt.
Haaland ka një klauzolë lirimi prej 63 milionë paundësh në kontratën e tij me Dortmundin, ndërsa agjenti i lojtarit, Mino Raiola, do të fitojë gjithashtu një pagesë të konsiderueshme. Këto tarifa, plus një bonus nënshkrimi, ka të ngjarë të çojnë shpenzimet totale në 100 milion paundë.