Messi do të largohet nga PSG

Futboll

Messi do të largohet nga PSG

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:25
Messi do të largohet nga PSG

Lionel Messi do të largohet nga PSG këtë verë. Ky është lajmi "bombë" që japin mediat spanjolle, disa ditë pasi ekipi francez u eliminua nga Reali i Madridit për betejën e Champions League.

Tashmë një tjetër zhvillim ka ndodhur te PSG. Sipas mediave në Spanjë, Leo Messi me eliminimin nga Champions League ka kërkuar largimin në verë.

Përveç daljes nga Champions League në Estadio Santiago Bernabeu, PSG është eliminuar edhe nga Kupa e Francës, që do të thotë se do të ketë shumë pak futboll kuptimplotë që Messi të luajë në muajt e fundit të sezonit.

Nuk do të ketë gjysmëfinale dramatike të Ligës së Kampionëve, dhe fakti që klubi parizian tashmë e ka siguruar titullin e Ligue 1, do të thotë që për një nga herët e para në karrierën e Messit, muaji maj nuk do të thotë asgjë.

Argjentinasi është lakuar shumë për një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Inter Miami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat