Më në fund! Etrit Berisha ka nisur që të marrë vendin e titullarit te Torino.
Pas një sezoni të kaluar të gjithin në stol, portieri shqiptar debutoi ndaj Bolonjës në ndeshjen e fundit.
Pa shumë pritje, por për Juriç tregoi se ishte rritur nga ardhja e tij te Torino.
Ndërkohë trajneri e ka konfirmuar Berishën edhe për ndeshjen e ardhshme që është kundër Interit.
“Portieri ndaj Interit do të jetë Etrit Berisha. Milinkoviq Saviq nuk e ka marrë ende veten nga dëmtimi.
Megjithatë Etrit Berisha bëri mirë ndeshjen e fundit dhe pse nuk kishte pritje”, tha trajneri Juriç.