Klubi italian, Juventus mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit të Chelseat, Jorginho.
Sipas mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është duke përgatitur një ofertë joshëse për Jorginhon.
Mesfushori italian është në vitin e fundit të kontratës së tij me ‘Blutë’ e Londrës.
E ardhmja e Jorginhos duket se do të jetë Italia, edhe pse lojtari po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane.
“Juventusi po planifikon ofertën për mesfushorin e Chelseat, Jorginho”, shkruajnë mediat italiane.
Mesfushori italian është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Thomas Tuchel.