Trajneri spanjoll, Xavi raportohet se kishte refuzuar klubin anglez, Manchester Unitedin.
Mediat britanike zbulojnë se strategu spanjoll në kohën kur drejtonte AL Sadd i kishte thënë “JO” ‘Djajve të Kuq’.
Xavi kishte refuzuar klubin anglez për të realizuar ëndrrën që të marrë drejtimin e Barcelonës.
‘Blaugranat’ nën drejtimin e Xavit, tashmë kanë rigjetur formën dhe rezultatet pozitive.
Tekniku katalonas është duke ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm.
Xavi dy ditë më parë deklaroi se “objektivat e Barcelonës janë një vend që çon në Chamoions si dhe trofeu i Europa League-s”.