Pas shtyrjes së ndeshjes me Aue për shkak të disa rasteve pozitive me koronavirus, Hamburgu u ka ofruar tifozëve mysafirë një xhiro në stadium dhe muze të klubit.
Për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive me koronavirus në skuadrën e Hamburgut, ndeshja e Bundesligës 2 u vendos të shtyhet zyrtarisht të premten më 11 mars.
Ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të shtunë nga ora 13:30, është shtyrë për një datë të mëvonshme.
Një vendim në minutat e fundit krijoi probleme për tifozët e AUE-s, të cilët udhëtuan mbi 500 kilometra drejt qytetit të Hamburgut.
Pas kësaj, klubi i Hamburgut ka vendosur t’u ofrojë tifozëve mysafirë një vizitë në “Volksparkstadion” dhe në muzeun e klubit, në mënyrë që të mos t’i shkojë kot udhëtimi i gjatë i tyre.
Ndryshe, Hamburgu momentalisht ndodhet në vendin e pestë në renditje me 41 pikë, ndërsa Aue është i parafundit me 19 pikë.