Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25 të këtij sezoni.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 16:45, ku spikat ajo mes liderit të tabelës Tiranës dhe skuadrës së Vllaznisë.
Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes skuadrës së Partizanit dhe asaj të Egnatias.
Sot takohen:
16:45 Partizani – Egnatia
16:45 Vllaznia – KF Tirana