Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville ka folur për situatën e sulmuesit, Marcus Rashford tek Man Unitedi.
Neville beson se do të ishte një "dështim për Manchester Unitedin" nëse Rashford do të largohej nga klubi gjatë verës.
Rashford po konsideron të ardhmen e tij në “Old Trafford” mes një rënie në formë që e ka parë atë të humbasë vendin e tij në formacionin titullar.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick ka thënë se Rashford do të lejohet të largohet nga klubi nëse nuk është i kënaqur me minutazhin.