Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, ka treguar lojë fantastike për St. Paulin, duke asistuar në golin e barazimit në Dresden.
St. Pauli barazon me rezultat 1:1 me Dynamon, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.
Daferner në minutën e 20-të shënon për vendasit, por tre minuta pa përfunduar (42') pjesa e parë barazohet rezultati.
Faqja e specializuar “Sofascore”, Paçaradën e zgjedh lojtar të ndeshjes, me notën 9.8.
Paçarada asiston, ndërsa Makienok shënon për 1:1. Tri skuadra janë me pikë të barabarta në krye të tabelës, Darmstadt (48'), St. Pauli (48), Werderi (48) dhe Dynamo renditet në vend të 16-të me 27 pikë.