Ilir Daja ka shprehur keqardhje për gjendjen nëpër të cilën po kalon Feronikeli dhe ka nënvizuar se ka qenë i detyruar të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Ballkani i udhëhequr nga trajneri Daja fitoi të shtunën me rezultatin 6:0 kundër Feronikelit.
“Pas hapit fals në xhiron e kaluar, ishim të detyruar të fusnim lojtarët titullar.
Është pozitive fakti që e kemi qarkulluar topin që nga fillimi i pjesës së parë”, tha Daja.