Liria e Prizrenit përforcon vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Prizrenasit arkëtojnë tre pikë domethënëse.
Skuadra me renome e ka mposhtur me rezultat 2:1 Istogun, në takimin e javës së 18-të.
Liria zë vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa Istogu është i gjashti me 23 sosh.