Në përballjen e parë të javës së 23-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit mundi Rabotniçkin me 2;0 ku golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Fillimisht Adetunxhi hapi rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa Radeski siguroi pikët për liderin aktual të Ligës së Parë në minutën e 88-të.
Të dielën do të zhvillohen 5 përballjet e tjera. Akademia Pandev sfidon STruga Trim, Shkëndija përballet me Tikveshin, ndërsa Renova takohet me Pelisterin.
Ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bregallnica, në terrenin vendas do të takohen me Skopjen, respektivisht Borecin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15.00.
Liga e Parë – Java 23
FC Shkupi 2-0 Rabotniçki
Akad. Pandev – Struga Trim Lum
Shkëndija – Tikvesh
Renova – Pelister
Makedonija Gj.P – Skopje
Bregallnica – Boreci