I zhgënjyer për sjelljen e skuadrës në fushë dhe për rezultatin, edhe pse mund të shkonte shumë më keq. Dritan Mehmeti nuk i kursen kritikat për ekipin e tij, por merr edhe përgjegjësi për performancën e dobët ndaj Egnatias.
“I druhesha gjatë javës aspektit psikologjik e sërish skuadra manifestoi të njëjtin problem.
Duhet të ishim më agresivë në 20 metrat e fundit të sulmit. Kemi çeduar në aspektin mbrojtës, për neglizhencë kemi marrë goditje. Në pjesën e dytë kemi reaguar goxha mirë, fituam një 11-metërsh dhe me 10 lojtarë treguam forcë karakteri. Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë, skuadra duhet të dijë si të sillet.
Penalltia e humbur: “Mala është përgatitur gjithmonë për të goditur. Nuk ishte Kallaku, që është i pari në listë, do të ekzekutonte Mala. Junior është i treti në listë. Nuk është vetëm humbja e penalltisë, kemi situata të tjera që duheshin zgjidhur ndryshe", thotë Mehmeti.