Cristiano Ronaldo si në ditët më të mira! Portugezi shënoi het-trik kundër Tottenhamit.
Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Tottenhamit, në takimin e javës së 29-të të Premier League.
Ronaldo ka treguar lojën më të mirë prej se është kthyer të Manchester Utd, duke iu dhënë emocione të mëdha tifozëve në stadium.
Në stadiumin “Old Trafford”, tifozët u kënaqën me lojë e katër gola.
Në minutën e 12-të, Ronaldo nga rreth 25 metra gjuan fuqishëm duke shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë, 1:0.
Mysafirët nga Londra, barazojnë rezultatin në minutën e 35-të, Harry Kane nga penalltia u tregua i saktë.
Ronaldo në formën më të mirë, shënon nga afërsia në minutën e 38-të, 2:1.
Ylli portugez realizoi golin numër 806, për t’u bërë kështu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke kaluar Josef Bican (805 gola).
Edhe pjesa dinamike, Tottenham barazon falë autogolit të Maguires në minutën e 72-të.
Në minutën e 81-të, Ronaldo si çartur shënon pas asistimit të Telles, 3:2.
Manchester zë vendin e katërt me 50 pikë, pesë më shumë se Tottenham që renditet i shtati.