Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, duke folur për Sky Sports pas fitores me Tottehamin, u mundua të ruante ekuilibrat, duke i dhënë merita jo vetëm Cristiano Ronaldos, që shënoi tre gola.
“Ronaldo ishte plot energji sot edhe kur na u desh të mbroheshim. Ishte një paraqitje e mirë nga ai, por edhe nga pjesa tjetër e ekipit. Nuk e prisja që ai të shënonte tre gola, por sigurisht prisja që të shënonte.
Kjo është arsyeja pse vendosa ta aktivizoj nga minuta e parë. Unë fola me të para stërvitjes, të premten, dhe ai tha se ishte në gjendje të mirë për të luajtur. Ka treguar cilësitë e një lojtari që mund të luaj ende për një klub të madh si Manchester United.”
Fitore e merituar: “Ne e merituam të fitonim. Performanca ishte mjaft agresive.
Treguam dëshirë për ta fituar ndeshjen. Mendova se ishim shumë mirë në pjesën e parë. Ne thjesht u lejuam atyre momente kur ata hynë në zonën tonë. Është një fitore e madhe. Duhej të fitonim sot për të qëndruar në garë për vendin e katërt.
Do të na japë gjithashtu një shtysë të madhe për ndeshjen e së martës.