Pas disfatës së Tottenhami Hotspur ndaj Machester United, trajneri i Tottenham tha se nuk e merituan humbjen.
Manchester United mposhti me rezultat 3:2 ekipin e trajnerit Antonio Conte.
Ai tha se nuk e merituan humbjen por duhet të përmirësohen.
“Është e vështirë të shpjegohet kjo humbje. Mendoj se nuk e merituam humbjen, por duhet të përmirësohemi”, ishin fjalët e Contes.
Lidhur me formën e Ronaldos, ai tha se United nuk do kalonin një natë të mirë pa prezencën e tij në fushë.
“Po flasim për një lojtar që jo vetëm sot tregoi se është top lojtar. Pa Ronaldon në fushë, për United nuk do ishte një natë e mirë”, vazhdoi trajneri italian.
Pas kësaj sdisfate Tottenham janë në vendin e shtatë në tabelën e Premier Ligës, me gjithsej 45 pikë.