Mbrojtësi i krahut Juan Cuadrado, e ka konfirmuar se kanë nisur negociatat për kontratën e re me Juventusin.
Marrëveshja e kolumbianit me ‘Zonjën e Vjetër’ përfundon në fund të sezonit, por lojtari beson se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja e re me torinezët.
“Jam i qetë. Klubi dhe agjentët e mi po flasin për kontratën e re. Jam i lumtur në Torino dhe Juventusi është familja ime”, tha Cuadrado për DAZN.
Cuadrado është duke treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit të Juventusit, madje, ai shënoi golin vendimtar në fitoren kundër ish-skuadrës së tij, Fiorentina.
“Është fantastike të ndihmosh ekipin në këto momente dhe të shënosh një gol vendimtar, siç ndodhi kundër Fiorentinës”, theksoi Cuadrado.