Klubi i Juventusit ka bërë një gjest human, teksa shoqëruar 80 shtetas ukrainas për në Itali.
Pjesa dërrmuese e tyre janë vajza, djem të vegjël të moshës nga 6 deri në 14 vjeç, së bashku me nënat e tyre.
Disa nga këta persona u gjetën pas një kërkese për ndihmë nga Federata Ukrainas e Futbollit për të shpëtuar fëmijët dhe të rinjtë e shkollave të futbollit të evakuuara nga Kievi, Karkiv dhe zona të tjera të prekura nga bombardimet.
Një pjesë e vogël u zhvendos të premten nga qendra sportive e Juventusit, drejt Hungarisë, për të përballuar udhëtimin për në Zahoni, një qytet jo shumë larg kufirit të Ukrainës.