Besjan Jashari, ish-futbollist i KF Arsimi nga Çegrani, ka ndërruar jetë në Gjermani, ku jetonte prej dy vitesh.
Lajmin e kanë bërë të ditur edhe faqa e KF Arsimi nga Çegrani në FB.
"Klubi ynë me keqardhjen më të madhe pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, shokut tonë Besjan Jashari-t (nga Çellopeku).
Besjanin të gjithë e njohëm si një djalë të urtë e shembullor si dhe një profesionist fantastik, andaj ky lajm na ka goditur rëndë e na ka mërzitur shumë të gjithve!
Për raste të tilla dhimbja është e madhe andaj në këto momente të rënda shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes e të afërmve të Besjanit, dhe jemi pranë tyre.
Zoti e mëshirëoftë dhe e shpërbleftë me xhennet.
Të qoftë dheu i lehtë dhe shpirti jotë i bardhë u prehtë në paqe .
Gjithmonë do të jesh në zemrat tona", njofton mes të tjera KF Arsimi.