Besa nga Dobërdolli i Gostivarit ka importuar një pikë të madhe te kamponi vjeshtor Sileksi nga Kratova, duke luajtur baraz pa gola 0-0, në kuadrin e javës së 19-të në Ligën e dytë-grupi i Perëndimit.
Maliq Beluli thotë për Open-TV se janë shumë të kënaqur me pikën e fituar në fushën e liderit të ligës.
“Jemi shumë të kënaqur me këtë pikë, sepse përpara kemi patur një kundërshtar shumë të fortë siç ishte Sileksi”, deklaroi Maliq Beluli.
Ai thotë se ky rezultat nuk është aspak befasi, pasi ishin përgatur mirë për këtë ndeshje të vështirë.
“Jo, nuk ka qenë befasi, sepse gjatë gjithë javës kemi punuar që të arrrijmë të fitojmë një ose tre pikë”, ka deklaruar majtaku i Besës, Maliq Beluli.
Rezultatet e javës së 19-të
Sileks-Besa 0-0
Voska Sport-Korabi 2-0
vardar-Ohrdi 1-0
Teteks-Veleshta 2:0
Gostivari-Kadino 6:1
Tabela: Sileks 47, Voska Sport 42, Vardar 37, Teteks 28, Gostivari 25, Besa 21, Korabi 20, Ohrid 19, Veleshta 17, Kadino 6 pikë.