Tifozët “Shvercerët” i kanë pritur futsallistët dhe stafin e klubit Futsal Shkupi me një atmosferë të zjarrtë brenda stadiumit në Çair para ndeshjes derbi të ligës së parë FC Shkupi-Rabotnicki, shkruan Open-TV.
Tifozët e shumtë në numër kanë krijuar atmosferë të zjarrtë dhe pritje madhështore me këngë dhe fishekzjarrë për kampionët e rinj në futsallin vendor.
Kjo atmosferë u transferua edhe në terren ku futbollistët e FC Shkupi kishin krijuar një koridor dhe me duatrokitjje i pritën futsallistët.
Këto të fundit me fëmijë për dore dhe të veshur me maica “Champion” bën një xhiro të vogël.
Ky titull për Futsal Shkupin ishte i katërti radhazi në futsall.