Roma ka realizuar goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Verdhekuqtë do të marrin nga Benfica portierin Mile Svilar.
Kontrata e 22-vjeçarit me klubin portugez skadon qershorin e ardhshëm dhe emri i tij ka përfunduar në listën e Tiago Pinto-s pak javë më parë.
Pavarësisht interesimit të disa klubeve të tjerë, mes të cilëve ka qenë edhe Barcelona, Svilar ka arritur një marrëveshje me Roma-n për të nënshkruar kontratën e re duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Brenda dhjetë ditëve të ardhshme, portieri do të zhvillojë vizitat mjekësore.
Ka qenë një operacion blic nga ana e verdhekuqve, me Pinto-n që ka nisur pak javë më parë negociatat me menaxherin dhe klubin portugez, që duket se do të përfitojë një përqindje në rast të një shitje të ardhshme të lojtarit.