Dinamo dhe Kukësi janë gati për duelin mes tyre, që do të nisë prej orës 13:45 në stadiumin e Kamzës dhe do të transmetohet në Supersport 3. Ekipi i Bledar Devollit vjen në këtë sfidë me rreshtimin 4-2-3-1.
I vetmi ndryshim është në mesfushë, me Lancinet Sidiben që do e nisë si titullar në vend të brazilianit Denisson. Chinedu në majë të sulmit, me treshen Haxhiu-Ibraimi-Mihana nga pas.
Kukësi kërkon rikthimin te fitorja, që mungon prej 4 javësh. Diego Longo konfirmon skemën 4-3-3, teksa dy janë ndryshimet krahasuar me takimin e fundit ndaj Vllaznisë.
Bruno Lulaj dhe moldavi Puntus në stol, ndërsa nga minuta e parë Altin Bytyçi në mbrojtje dhe Shqiprim Taipi në mesfushë.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO (4-2-3-1): Simoni, Siljanovski, Sofranca, Samake, Prodani; Demiri, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu. Trajner: Bledar Devolli.
KUKËSI (4-3-3): Tafas; Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca; Gjelbrim Taipi, De Lucas, Shqiprim Taipi; Milunovic, Feijao, Basa. Trajner: Diego Longo.